Arrihet marrëveshja, Simeone do ta rinovojë kontratën me Atletico Madridin
08 tetor 2023
| 15:07
Që kur e ka marrë drejtimin si trajner në dhjetor të viti 2011, Diego Simeone ka bërë revolucion me Atletico Madridin, duke e bërë në një prej fuqive kryesore në Spanjë.
Gjatë kësaj periudhe, ai e ka udhëhequr skuadrën spanjolle drejt dy titujve të kampionit në La Liga, dy në Ligën e Evropës dhe një trofe në Kupën e Mbretit, teksa dy herë ka shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Ishe raportuar se Simeone do të largohej nga Atletico Madridi verën e ardhshme, kur edhe do t’i skadojë kontrata aktuale.
Por, sipas gazetarit Matteo Moretto, trajneri argjentinas ka rënë dakord për një kontratë të re me “Los Colchoneros”.
Marrëveshja e arritur në mes të palëve dhe është bërë me dije për një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.