Arrihet marrëveshje mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.
Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë më rritjen dhe avancimin e partneritetit mes dy forcave.
“Kjo marrëveshje është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”, thuhet në komunikatë.
Gjeneral Jashari me homologun e tij Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury, të shtetit të Indianës.
“Vizita e Gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.