LDK-ja arrin marrëveshje në Gjilan me AAK-në dhe AKR-në

28 prill 2018 | 14:38

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, AKR-në, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.

Tutje thuhet se marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se…