Arrijnë në Gjykatë me kapela në kokë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës
Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla kanë arritur në Pallatin e Drejtësisë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.
Personat janë munduar të fshehin fytyrën, derisa kanë hyrë në gjykatë.
Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.
Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë.
Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.