Arrijnë në Kosovë afganët e parë, i presin Kurti dhe Osmani
29 gusht 2021
| 21:04
Kanë arritur afganët e parë në Kosovë.
Udhëheqësit e shtetit kanë dalë në Aeroportin e Prishtinës për t’i pritur afganët e parë.
Vjosa Osmani, Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Philip Kosnett janë në mesin e delegacionit.
Burra, gra e fëmijë janë në mesin e rreth 130 afganëve që para pak minutave mbërritën në Kosovë.
Ky është vetëm grupi i parë i refugjatëve afganë që erdhën në Kosovë.