Arrijnë të largohen një pjesë e sulmuesve që kishin rrethuar manastirin, arratisen drejt malit

24 shtator 2023 | 20:00

Në pjesë e personave të cilët në orët e para të mëngjesit sulmuan policinë e Kosovës e që dyshohen se ishin strehuar në manastirin e Banjskës janë arratisur në drejtim të malit.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri e më pas të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës ka rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjenden në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore po vazhdojnë.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe një tjetër i uniformuar dhe i armatosur është arrestuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka telefonuar…