Arrin në 17 numri i të vdekurve nga reshjet e borës në Japoni

27 dhjetor 2022 | 16:10

Numri i personave që humbën jetën në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës në pjesë të ndryshme të Japonisë është rritur në 17.

Sipas televizionit shtetëror “NHK”, reshjet e borës kanë prekur provincat veriore dhe perëndimore të vendit që nga mesi i dhjetorit.

Sipas deklaratës së Agjencisë për Menaxhimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive (Shobocho), numri i të vdekurve në fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga reshjet e dendura të borës është rritur në 17 dhe numri i të lënduarve në 93.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka njoftuar se trashësia e borës në shumë rajone në provincat verilindore të vendit është 3 herë më e lartë se normalja sezonale.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, për shkak të reshjeve të dendura të borës ka ndërprerje në shërbimet ajrore dhe hekurudhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore…