Arrin në 45 numri i ankesave kundër Ligjit të pagave

07 mars 2023 | 14:09

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri u kanë marr më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë.

E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.

Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.

Lajmin e ka bërë me dije për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.

Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.

Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë tek Avokati i Popullit janë: Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës (ShSShSK), Sindikata e Policisë së Kosovës, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC (SPAAC), Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD),Këshilli Prokurorial i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Stomatologët specialist që punojnë në kujdesin primar shëndetësor, mësimdhënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, auditorët e brendshëm, infermierët, Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e katërt radhazi për Denverin, që mbron kreun e…