Arrin në 58 numri i të vdekurve në Indi
19 tetor 2018
| 21:52
Ka shkruar në 58 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur sot në Indi Aksidenti ndodhi kur një tren u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu në shtetin verior të Pendjab.
Autoritetet lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e kishin dëgjuar trenin që po vinte drejtë tyre, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve. Fillimisht ishte raportuar për 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.