Arrin në gati 70 mijë numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri

30 qershor 2023 | 16:18

Numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri ka arritur në gati 70 mijë. Të dhënat tregojnë se në harkun e më pak se 6 viteve, kjo shifër është rreth 1.5 herë më e lartë. Pjesa më e madhe e tyre, 7 në 10 përdorues janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.

“Nga këta 7 mijë deri në 8 mijë kanë nevojë për një terapi. Sot kemi mbi 1 mijë përdorues që trajtohen vetëm në qendrat tona. Ne këtë shërbim e kemi shtrirë edhe enë komisariatet e policë dhe burgjet”, thotë Genci Muçollari, nga Qendra e Rehabilitimit të të varurve nga Droga.

Aktualisht në burgjet e vendit janë 134 të dënuar, përdorues droge që trajtohen me metadon. Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë përdorues të kanabisit e kokainës, ndjekur nga ekstazia dhe heroina. “Shifra po shtohet jo vetëm te përdoruesit e kokainës, por edhe te heroina. Kjo e fundit po dominon kohët e fundit. Veçanërisht është shqetësim përdorimi i kanabisit nëpër shkolla, veçanërisht ato të mesme”, thotë Muçollari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka njoftuar largimin e Juan Cuadrados përmes faqes së…