Arrin në Kosovë testi që zbulon koronavirusin për pak minuta
03 prill 2020
| 09:04
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar disa teste për COVID 19, në mesin e tyre kemi edhe testin e shpejtë (rapid testing), që mundëson testimin dhe dhënien e rezultateve për infektimin me COVID 19 për pak minuta.
Këto teste të shpejta janë aprovuar tani së fundmi edhe zyrtarisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA. Me përdorimin e tyre, mostrat nuk kanë pse të dërgohen në laborator qendror për analiza, por analizat mund të bëhen drejtpërdrejt në klinikat e kujdesit shëndetësor, gjë që zvogëlon dukshëm kohën e pritjes dhe rritë mundësinë e parandalimit.
Mostrat e para të këtij produkti tani kanë arritur edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.