Arritja dhe qëndrueshmëria e paqes
PhD Salihe Salihu
Më 11 nëntor të këtij viti u shënua Dita e arritjes së Paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Franca aranzhoi një manifestim të nivelit ndërkombëtar në vendin Rhetondes në afërsi të qytetit Compiegne. Pikërisht në vendin ku në vitin 1914 kishte kapitulluar Franca në të njëjtin vend në vitin 1918 kishte kapitulluar Gjermania e Hitlerit.
Në këtë manifestim ishin përfaqësues nga gjashtëdhjetë vende të botës të cilët me praninë e tyre ndikonin në qëndrimin e tyre se janë proruajtjes së paqes. Mirëpo veçantia apo specifika e këtij manifestimi është karakterizuar me veprime unike, apo mund të emërtojmë veprime që shënojnë kthesa historike. Veprimi i parë që duhet të veçohet është prania e Gjermanisë në këtë manifestim. Për herë të parë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore para njëqind vjetëve, merr pjesë një lider gjerman. Paqja në mes të Francës dhe Gjermanisë është e konsoliduar dhe e qëndrueshme, por paraqitja publike e liderëve gjermanë në këtë manifestim tregon reflektimin e shtetit gjerman për të kaluarën e largët, duke dëshmuar se krenaria e sëmurë gjermane vdiq më 11 nëntor 1918.
Përpos kësaj, me këtë paraqitje liderët gjermanë shfaqin edhe vullnetin dhe rrisin shpresat se politikat ndërkombëtare janë të përkushtuara dhe të angazhuara për të ruajtur një paqe të qëndrueshme në botë.
Veprimi i dytë që, po ashtu, llogaritet si veprim unik dhe kthesë historike, është pjesëmarrja e shtetit tonë për herë të parë si shtet i pavarur dhe sovran në një manifestim paqeje të nivelit ndërkombëtar. Përveç pranisë së përfaqësuesve të shtetit të ri të Kosovës u arrit edhe një takim i përmasave mjaft domethënëse, pra takimi i liderit rus dhe kosovar. Ky takim që deri më tani dukej si i parealizueshëm në kanale apo takime të zakonta, u bë i mundshëm dhe i arritshëm në një manifestim paqeje.
Në një atmosferë të dominuar për përkrahje simbolike të qëndrueshmërisë së paqes ky takim mund të lexohet dhe interpretohet që Kosova dëshiron paqe dhe kërkon përkrahjen edhe të Rusisë e cila vazhdimisht ka pasur kundërthënie dhe ka hezituar që ta përkrahë paqen në Ballkan, në veçanti paqen në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Shikuar nga vlerësimi i perspektivës së politikologjisë me elemente të gjykimit neutral, ky ishte një mesazh i dhënies shpresë së diskursit të paqes, që treni i luftës që dikur barte ushtarë e armatime për të luftuar tani do të bartë misionarë që do kontribuojnë paqes. Me këtë jepet mesazhi që arritja e paqes duhet të jetë e qëndrueshme!