Arritja më e madhe e kryeministrit në largim: Kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje
20 janar 2025
| 09:57
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka thënë se arritja më e madhe e kryeministrit në largim është kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje.
“Në vend që të ofrojë zgjidhje dhe të udhëheqë me shembull, Albin Kurti është baba i një kulturë politike të bazuar në urrejtje dhe përçarje”.
“Dënimi i shqiptuar nga PZAP për gjuhën fyese të z.Kurtit tregon që institucionet që mbikëqyrin sjelljen publike janë funksionale dhe të pavarura”, ka shkruar Ismaili.
Ajo ka thënë se sjellje të tilla duhet të dënohen publikisht, sepse ato nuk përfaqësojnë vlerat që një lider duhet të mishërojë.
“Thuani JO çdokujt që me gjuhën e tij cenon unitetin, respektin dhe normat e shoqërisë sonë”, ka shkruar Ismaili.