Arsenal fiton me përmbysje

26 dhjetor 2022 | 23:26

Arsenal ka fituar me përmbysje dhe ka “blinduar” kreun e Premier Leaguea, ndërsa Granit Xhaka ishte protagonist me asistin e tij

Arsenali u ka dhënë fansave një dhuratë për Krishtlindje, duke marrë fitoren e radhës në kampionatin anglez.

“Topçinjtë” fituan me përmbysje derbin londinez përballë West Ham, duke siguruar edhe më shumë vendin e parë në renditje.

Djemtë e Mikel Artetës u gjendën në disavantazh pjesën e parë me një gol të Benrahma, por 45 minutata e dyta ishin tjetër histori.

Saka barazoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Martinelli ai që u siguroi avantazhin londinezëve, me një asist nga Granit Xhaka.

Nketiah shënoi të tretin, duke I dhënë një avantazh të sigurt Arsenalit deri në fundin e ndeshjes.

Me këtë rezultat “Topçinjtë” mbajnë kreun e Premier League me 7 pikë më shumë se vendi i dytë, Newcastle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i mirë nga Shëndetësia, për vajzat e moshës…