
Arsenal vs Atletico, super ndeshja në Europa League
13 prill 2018
| 12:24
Arsenali do të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Europa League.
Dy favoritët, Arsenali dhe Atletico Madrid kanë qenë të pafat me hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Europa League, pasi do të përballen mes vete që në këtë fazë.
Ndërsa Marsielle do të përballet me Salzburgun e Valon Berishës.
Arsenali ndeshjen e parë e zhvillon në shtëpi, kurse atë të kthimit në Spanjë në “Wanda Metropolitano”.
Klubi londinez e pret atë spanjoll në shtëpi më 26 prill, ndërsa më 3 maj luhet loja kthyese.