Arsenali beson te titulli, triumfon ndaj Chelseat

02 maj 2023 | 22:58

Arsenali beson ende te titulli. Pas disa rezultatesh negative radhazi dhe pas disfatës me Cityn, ekipi i Artetas është rikthyer te fitorja.

Gooners triumfuan në “Emirates” Stadium ndaj Chelseat me shifrat. Dy gola brenda 30 minutash te Odegaard vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa brenda fraksionit Jesus trefishoi shifrat.

Në minutën e 65-të, Blutë e Londrës ngushtuan shifrat me Madueke. me këtë rezultat, Arsenal kryeson kampionatin me 2 pikë më shumë se Manchester City (Qytetarët kanë për të luajtur edhe 2 ndeshje më shumë). Në krahun tjetër, Chelsea është në vendin e 12-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit të…