Arsenali ‘blindon’ Sakan

23 maj 2023 | 16:02

Skuadra e Arsenalin e ka “blinduar” Bukayo Sakan. Reprezentuesi anglez ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me skuadrën e Arsenalit, e cila është deri në vitin 2028.

“Sulmuesi ynë anglez Bukayo Saka ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë. Që kur iu bashkua klubit si tetë-vjeçar, Bukayo ka përparuar nga akademia jonë në ekipin e parë, me këtë sezon duke nënvizuar edhe një herë statusin e tij si një nga talentet më të mirë në vend falë një tjetër edicioni vërtet të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Saka ka zhvilluar 37 ndeshje këtë edicion në Premierligë ndërsa ka shënuar 13 gola dhe ka ndihmuar skuadrën me 13 asistime.

21-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të “Topçinjve” nga vitit 2019, ndërsa hapat e parë gjithashtu i mori te klubi londinez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas thirrjes së Bashkimit Evropian (BE) dhe ambasadorëve të shteteve…