Arsenali dhe City fitojnë me përmbysje
Manchester City triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Fulham në shtëpi.
Miqtë e nisën ndeshje shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Pereira në minutën e 26-të, por “qytetarët” rikthyen baraspeshën me Kovacic në minutën e 32-të.
Në minutën e 82-të, Doku vulosi fitoren. Goli i Muniz për Fulham në fund, kishte vetëm vlerë statistikore. Me këtë fitore, City mban vendin e dytë me 17 pikë, po aq sa edhe Arsenali i vendit të tretë.
“Topçinjtë” fituan me përmbysje ndaj Southampton, me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Archer kaloi miqtë në avantazh në minutën e 55-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Havertz barazoi për Arsenalin.
Martinelli përmbysi sfidën në minutën e 68-të, përpara se Saka të shënonte edhe të tretin në minutën e 88-të. Në sfidat e tjera, West Ham mposhti 4-1 skuadrën e Ipswich, ndërsa Brentford fitoi 5-3 ndaj Wolves. Fitore minimale për Leicester ndaj Bournemouth.