Arsenali dhe Roma në çerekfinale

18 mars 2021 | 21:05

Arsenali dhe Roma në çerekfinale, sikurse edhe spanjollët e Granada. “Topçinjtë” u mposhtën në shtëpi nga Olympiacos me rezultatin 0-1. Golin e vetëm e shënoi El Arabi, në fillim të pjesës së dytë. Gjithsesi skuadra e Arteta kaloi më tej, pasi kishte fituar 3-1 në Greqi.

Roma është kualifikuar me dy fitore. Skuadra e Marash Kumbullës ia doli të triumfonte edhe në Ukrainë me Shakhtar Donetsk. Italianët iu falën Borja Mayoral, autor i dy golave në një ndeshje që përfundoi me shifrat 1-2.

Edhe Granada marshon në Europa League, pasi është kualifikuar në çerekfinale. Spanjollët u mposhtën nga Molde në ndeshjen e dytë, por kishin fituar 2-0 në duelin e parë në shtëpi. Sonte në Norvegji takimi u mbyll 2-1 në favor të Molde.

Në shtesë ka shkuar Dinamo Zagreb-Tottenham, pasi kroatët e mbyllën kohën e rregullt me epërsinë 2-0 falë golave të Orsic.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke komentuar kanidimin e Daut…