Arsenali dorëzohet për titullin, turpërohet nga Brightoni
14 maj 2023
| 21:19
Arsenali duke se ka heq dorë përfundimisht nga gara për titullin në Premier League. “Topçinjtë” u mposhtën 0-3 në “Emirates” nga Brightoni dhe mbeten -4 nga Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 51-të Julio Enciso, që u shërbye nga Estupinan. Goli i dytë i miqve u shënua në minutë e 86-të nga Deniz Undav.
Brightoni nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e shtatë shtesë Estupinan realizon golin që vulosi fitoren e thellë, 0-3. City me një fitore në sfidën e prapambetur do të shpallet kampion.