“Arsenali duhet të largojë 10 lojtarë”

26 prill 2019 | 16:05

Arsenali duhet të largojë 10 lojtarë në fund të sezonit sipas ish sulmuesit të këtij skuadre, Kevin Campbell.

“Gunners” po përballen me një situatë të vështirë në ndeshjet e fundit, duke rrezikuar mbetjen jashtë katër vendeve të para, gjë e cila pamundëson pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Sipas Campbell, në Arsenal janë gati rreth dhjetë lojtarë që nuk janë aq të mirë.

“Mendoj se janë përafërsisht 10 lojtarë që nuk janë mjaftueshëm të mirë”, ka deklaruar Campbell për “TalkSport”, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk jam duke fajësuar Mustafin për atë që ndodhi në Crystal Palace sepse mendoj se ishte një gjë e ekipit, edhe pse ai e bëri një gabim”.

“Janë 10 lojtarë që vërtetë duhen të largohen nga Arsenal”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus ia ka ofruar Interit mundësinë e transferimit të Gonzalo…