Arsenali e humbi edhe derbin ndaj Chelseat
Arsenali e ka regjistruar humbjen e dytë në Premier Ligë, ani pse në krye të skuadrës nuk është Arsene Wenger. Francezi u largua nga Arsenali, pasi kjo skuadër nuk arrinte rezultate pozitive, por as Emery nuk po arrin ta këndell këtë klub.
Arsenali javën e kaluar u mposhtë nga Manchester City, kurse sot pësoi humbje nga Chelsea (3-2).
Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe shënuan dy gola nëpërmjet Pedros dhe Moratas, por Arsenali u rikthye dhe barazoi rezultatin në pjesën e parë. Golashënues ishin Mkhitaryan dhe Iwobi.
Në pjesën e dytë ALonso e shënoi golin e fitores për Chelsean. Në këtë ndeshje titullar ishin dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, por ata nuk arritën të shpëtojnë skuadrën e tyre nga humbja. Gjithashtu yjet shqiptar u ndëshkuan me karton të verdhë.
/Epoka e re/