Arsenali e Liverpooli ndajnë pikët në ‘Emirates’
Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 4 të tillë. Arsenali e Liverpooli kanë mbyll në barazim përballjen mes tyre në arenën “Emirates”, të Londrës të vlefshme për javën e nëntë të Premier Ligë, duke i lënë kështu në “duar” kreun, “Qytetarëve” të Manchester City.
Tre nga katër golat e sfidës erdhën që në fraksionin e parë të lojës, me anësorin e sulmit, Bukayo Saka që tundi rrjetën e “Të Kuqve” që në minutën e 9’-të, mirëpo djemtë e Arne Slot u kundërpërgjigjën shpejt dhe vetëm pas nëntë minutash dërguan topin në rrjetën e David Raya, anë të Virgil van Dijk.
Në fundin e pjesës së parë do të vinte edhe goli i tretë, me “yllin” spanjoll të mesfushës, Mikel Merino, i cili gjeti golin e tij të parë me fanellën e Arsenal, në sfidën ndaj Liverpoolit, sfidë që u barazua vetëm në minutën 81-të, me “faraonin” egjiptian, Mohamed Salah, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të Darwin Nunez, për t’i “rrëmbyer” një pikë “Topçinjve”.
Falë këtij rezultati, Liverpooli ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe siç theksuam më sipër vijon të mbetet pas Manchester Cityt kryesues me 1 pikë më pak, ndërsa Arsenali ndodhet në vendin e tretë të tabelës me 18 pikë, po aq sa Aston Villa dhe 1 pikë më shumë se “Blutë” e Chelsea.