
Arsenali e merr vendimin për Ozilin
02 qershor 2019
| 14:07
Forma jo e mirë e Mesut Ozilit në edicionin e fundit ka bërë që drejtuesit e Arsenalit të vendosin për shitjen e tij.
Ish-lojtari i Real Madridit në ketë edicion ka luajtur në 35 ndeshje, duke shënuar gjashtë dhe duke asistuar vetëm tri herë.
Çmimi i Ozilit vlerësohet rreth 40 milionë euro, kurse skuadrat e interesuara për shërbimet e tij janë RB Leipzig, Paris Saint Germain, Beshiktashi, Galatasaray dhe Fenerbahçe.
/Epoka e re/