Arsenali e mposht Brightonin, e mbyll vitin si lider i Premier League
31 dhjetor 2022
| 21:11
Arsenali ka arritur që t’i marr tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim tek Brighton.
“Topçinjtë” fituan me rezultat 1-4, ku serinë e golave e hapi Saka qysh në minutën e 2-të të takimit.
Pesë minuta para fundit, ishte Odegaard ai që dyfishoi epërsinë, ndërsa me të nisur pjesa e dytë Nketiah shënoi për 0-2.
Rezultatin e ngushtoi Mitoma i Brighton, i cili shënoi në minutën e 65-të të takimit, ndërsa për 1-4 u përkujdes Martinelli vetëm gjashtë minuta më vonë.
Brightoni shënoi edhe një gol në minutën e 77-të me anë të Fergusonit, por që ishte i pamjaftueshëm për t’i bërë telashe Arsenalit.
Me këtë fitore, Arsenali gjendet në pozitën e parë me 43 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester City.