Arsenali e nis me një fitore të pastër ndaj Crystal Palace
05 gusht 2022
| 22:58
Arsenali e nis me një fitore të pastër 2-0 ndaj Crystal Palace sezonin e ri në Premier League. Topçinjtë e Londrës zhvilluan një ndeshje të kujdesshme duke realizuar nga një gol për pjesë.
Martinelli zhbllokoi shifrat pas 20 minutash lojë, duke përfituar nga një rrëmujë në zonë. Ekipi i Artetës më pas e ul ritmin, por në fraksionin e dytë gjeti dhe golin e sigurisë.
5 minuta nga fundi, një krosim i Saka devijohet nga mbrojtësi Guehi dhe shkon në rrjetën e portës së tij.