![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/auto_2019-01-01T153300Z_292216477_RC145D8CCA50_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-ARS-FUL1546356954.jpg)
Arsenali e nisi me fitore, shënon Xhaka
01 janar 2019
| 17:57
Arsenali vitin e ri e ka nisur me golin e shënuar nga mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.
26-vjeçari pranoi një pasim të mirë nga Alex Iwobi dhe me një goditje të lehtë realizoi golin e parë të Arsenalit në ndeshjen kundër Fulhamit.
Skuadra e Arsenalit e mposhti me rezultat 4-1 skuadrën e Fulhamit.