
Arsenali eliminon Milanin, shënon Xhaka
15 mars 2018
| 22:58
Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi ka eliminuar Milanin me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 5 me 1.
Pas fitores 0 me 2 në Itali, “Topçinjtë” fituan edhe si vendas, 3 me 1.
Hakan Calhanoglu kaloi i pari Milanin në epërsi duke kërcënuar vendasit, por ata u kthyen vetëm pesë minuta më vonë përmes Danny Welbeckut që realizoi nga një penalti e dyshimtë.
Në pjesën e dytë, Granit Xhaka me një “bombë” kaloi Arsenali në epërsi, para se Welbeck me golin e dytë personal të dyfishonte epërsinë.