Arsenali fiton derbin ndaj Unitedit

03 shtator 2023 | 19:40

Arsenal ia doli të fitonte në frymën e fundit ndaj Manchester United teksa i mposhti Djajtë e Kuq me shifrat 3-1. Një gol i Declan Rice në të 97-tën, nderoi vendasit që mposhtën kështu miqtë pas një ndeshje mjaft të luftuar.

Sai takon kronikës së ndeshjes, dy golat u shënuan në pjesën e parë teksa të parët që kaluan në avantazh ishin Djajtë e Kuq. Marcus Rashford shënoi një gol mjaft të bukur duke mposhtur me një goditje preçize portierin Aaron Ramsdale.

Megjithatë, reagimi i “Topçinjve” nuk vonoi dhe erdhi vetëm një minutë më pas me anë të Martin Odegaard që shfrytëzoi në maksimum një pasim të Martinellit.

https://twitter.com/i/status/1698387153237971218

Në fraksionin e dytë, skuadra e Mikel Artetës provoi në disa raste të godiste kuadratin e portierit Onana, por pa pasur saktësinë e duhur. Ndërkohë, edhe VAR i erdhi në ndihmë United kur në minutën e 59-të arbitri Taylor akordoi penallti pas një kontakti në zonë mes Havertz dhe Wan-Bissaka.

Megjithatë, pas konsultimit me sistemin VAR, arbitri Taylor e ndryshoi vendimin e tij. Gjithsesi, VAR pati sërish punë kur në fundin e ndeshjes, Garnacho shënoi gol, por më pas teknologjia anuloi festën e sulmuesit për shkak të një pozicioni jashtë loje. Arsenali, ndërkohë nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe në të 96-tën, Declan Rice çoi peshë tifozët në Emirates kur shënoi me një goditje të fortë nga brenda zonës.

https://twitter.com/i/status/1698388236555481157

United nuk kishte kohë për të reaguar dhe pësoi edhe një tjetër gol me anë të Gabriel Jesus. Si përfundim ndeshja u mbyll me shifrat 3-1 teksa pas kësaj sfide, Arsenal ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vend të katërt ndërsa nga ana tjetër, United, mbetet në kuotën e gjashtë pikëve në vend të 11-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për këtë betejë, por është…