Arsenali fiton ndaj Aston Villës
Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.
“Topgjinjët” mposhtën në udhëtim Aston Villen me rezultat 2-4.
Vendasit kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 5-të, me golin e Watkins. 11 minuta më vonë, Saka barazoi shifrat në 1-1.
Coutinho riktheu epërsin e Aston Villes, duke shënuar për 2-1 në minutën e 31-të, ku me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Arsenali arriti të përmbys rezultatin duke shënuar tre gola. Zinchenko në minutën e 61-të barazoi rezultatin dhe shtoi mundësit për një rikthim senzacional.
Fitorja e “Gunners” erdhi në minutat shtesë të ndeshjes. Ishte një autogol i portierit Emiliano Martinez në 90+3 dhe një gol i Martinellit në 90+8 që vulosen fitoren e Arsenalit.
Me këtë fitore Arsenali merr kryesimin e tabelës me 54 pikë, tre më shumë se Manchester City.