
Arsenali fiton ndaj Evertonit
23 shtator 2018
| 18:55
Arsenali e mposhti sot në Premier Ligë, Evertonin me rezultat 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 0-0, kurse në pjesën e dytë, Arsenali shënoi dy gola që në fund i sollën tri pikë të reja.
Në minutën e 56-të, Alexandre Lacazette shënoi për 1-0. Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang (59). Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën gjatë nëntëdhjetë minutave dhe ishin ndër më të mirët për skuadrën vendase.
/Epoka e re/