Arsenali fiton ndaj Sevillas
08 nëntor 2023
| 23:12
Arsenali ka vazhduar me fitore në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë” triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Trossard shënoi për epërsinë fillestare të vendasve në minutën e 29-të, pas asistimit nga Bukayo Saka.
E pikërisht ky i fundit ishte autor i golit të dytë të shënuar në minutën e 64-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arsenal vazhdon si lider në grupin B me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.
Në anën tjetër, Sevilla mbetet e fundit me dy pikë të grumbulluara.