Arsenali fiton në çastet e fundit
Arsenali po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sot regjistroi fitoren e katërt radhazi në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore me një rikthim sensacional kundër Borunemouthit, në kuadër të javës së 26-të.
Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:2.
Mysafirët ishin duke udhëhequr me dy gola epërsi, por nuk ia dolën ta mbanin deri në fund.
Philip Billing (1′) dhe Marcos Senesi (57′) shënuan për mysafirët, por “Topçinjtë” nuk u dorëzuan dhe ia dolën të marrin pikët e plota në shtëpi.
Thomas Partey (62′) dhe Ben White (70′) shënuan për liderët e Anglisë, teksa krejtëisht në fundin e ndeshjes në skenë doli Reiss Nelson (90+8), i cili shënoi për fitoren e vendasve.
Arsenali pas kësaj fitore ka 63 pikë në krye të tabelës, kurse Bournemouthi është i parafundit (19) me 21 pikë.