
Arsenali fiton, Stoke ndalet në barazim
22 prill 2018
| 16:25
Arsenali ka shënuar fitore 4-1 ndaj West Ham United, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Premier Ligës.
Për Arsenalin shënuan Monreal, Ramsey dhe gola të tjerë i shënoi Lacazette, kurse për mysafirët shënoi Arnautoviq. Në këtë ndeshje me karton të verdhë u ndëshkuan dyshja shqiptare: Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kurse Xhaka ishte asistues në golin e parë.
Në ndeshjen tjetër Xherdan Shaqiri nuk ka mundur t’i ndihmojë Stoke Cityt të arri fitoren ndaj Burnley, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Pas këtij barazimi, Stoke duket edhe më afër rënies nga Premier Liga.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)