Arsenali fiton Superkupën e Anglisë
29 gusht 2020
| 20:00
Pas fitores së FA Cup vetëm 29 ditë më parë, Arsenali ka fituar dhe Superkupën e Anglisë, përballë Liverpool, kampione e Premier League.
“Topçinjtë” bënë një pjesë të parë të shkëlqyer, madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes edhe në avantazh.
Kapiteni Aubameyang shënoi një supergol me të djathtën në minutën e 12-të. Pjesa e dytë, foli më mirë për Liverpool. Klopp aktivizoi Minaminon dhe ky i fundit, ndryshoi fatet e takimit, duke barazuar shifrat dhe duke çuar ekipet drejt pikës së bardhë së penalltisë.
I vetmi që gaboi, ishte sulmuesi i ri i Liverpool, Rhian Brewster, ndërsa penalltinë e fitores, e shënoi kapiteni Aubameyang, i cili ngriti trofeun e dytë brenda një muaji.