Arsenali fitore minimale ndaj Watfordit
15 prill 2019
| 23:02
Arsenali ka marrë tri pikë të çmuara në garën për një vend në Champions. “Topçinjtë” mundën në transfertë Watfordin me rezultatin minimal 1-0.
Momenti vendimtare i ndeshjes ishte minuta e 10-të. Portieri i vendasve Forster nënvlerëson Obamejang dhe ky i fundit çon topin në rrjetë. Më pak se 100 sekonda më vonë kapiteni Watford, Troi Dinej, ndërshkohet me kartonin të kuq pas një goditje me bërryl.
Në pjesën e mbetur të lojës Arsenali e ka të lehtë të dominojë ekipin vendas, por pa mundur të çajë mbrojtjen. Më këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 66 pikëve, po as Chelsea, por golevarazhi më i mirë u jep vendin e katërt “topçinjve”.