Arsenali, gati të rrëmbejë Comanin nga Bayerni
Arsenali po mendon që të bëjë një goditje të fundit në merkato. “Topçinjtë” duan që të afrojnë edhe sulmuesin e Bayern Munchen, Kingsley Coman, ndërsa merkato e Premier Ligës mbyllet të premten. Trajneri Mikel Arteta dëshiron që të nënshkruajë me një tjetër futbollist në ofensivë, pasi kërkon që të shtojë konkurrencën.
Por Coman, ka marrë edhe oferta nga Arabia Saudite, ndërsa dëshira e tij është që të largohet nga Bayerni.
Drejtuesit anglezë e dinë se do të duhet që të shpenzojnë për lojtarin, për më tepër që ai ka marrë një ofertë të majme nga Lindja e Mesme. Aktualisht futbollisti paguhet 400 mijë euro në javë nga gjigandët bavarezë. Kontrata lojtarit i përfundon pas tre viteve. Sipas “Daily Mail”, anglezët janë gati që t’i paguajnë futbollistit të njëjtën pagë si gjermanët, por kjo do të jetë ofertë më e ulët se sa ajo nga Arabia Saudite, me klubin e Al Hilal në pole-position.