Arsenali humbet nga Brentford i promovuar në Premier Ligë

13 gusht 2021 | 23:41

Arsenali ka vazhduar me avazin e vjetër edhe në sezonin e ri. Ata kanë humbur sot nga skuadra e promovuar në Premier Ligë, Brentford me rezultat 2-0. Fillimisht Brentford shënuan në minutën e 27 me Canos kurse në pjesën e dytë shënoi Norgaard në minutën 73-të

Arsenali ka humbur me plot meritë nga Brentford në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë.

Skuadra e promovuar në elitën angleze e meritoi fitoren që nga minuta e parë e këtij takimi ku fillimisht goditën shtyllën.

Goli i parë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes ku ishte Canos që pas një goditje të fuqishme zhbllokoi këtë sfidë.

Ndeshja e parë do të përfundonte me rezultat minimal 1-0.

Në pjesën e dytë Arsenali ishte më i mirë në minutat e parë por që nuk arriti që të barazonte rezultatin.

Megjithatë, Brentford kthehet dhe e sulmon vazhdimisht skuadrën londinezes për të shënuar golin e dytë në minutën e 73-të të ndeshjes.

Brentford pati edhe një mundësi tjetër të mirë për të shënuar gol por përsëri nuk ia doli.

Minutat e fundit Arsenali u mundua që ta ngushtonte epërsinë dhe të nxirrte një barazim por pa sukses.

Në fund Brentford e nis me fitore rikthimin e tyre në Premier Ligë, derisa Arsenali nuk tregojë përmirësim në ndeshjen e tyre dhe dukej njëjtë sikurse ai Arsenali i sezonit të kaluar që përfundoi në vendin e tetë në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Hyseni është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të…