Arsenali i armëve në veri, disa u gjetën në pusetë kanalizimi tjerat në një shtëpi të pabanuar
Policia e Kosovës të premten e 14 qershorit ka konfiskuar sasi të konsideruar armësh në dy lokacione në veri njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.
Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake.
Ndërsa, te “Çeta e Minatorëve” në një shtëpi të pabanuar Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit.