Arsenali i rikthehet fitoreve
Arsenali është rikthyer te fitorja pas disfatës së javës së kaluar ndaj Southamtponit duke mposhtur Burnley me rezultatin 3-1. Njeriu i ndeshjes ishte Pierre-Emerick Aubameyang me dy golat e tij, ndërsa edhe Ozil rikthehet në formacion pas disa javëve pushim.
Me këtë fitore ‘Topçinjtë’ mbeten në vend të pestë me pikë të barabarta me Chelsea-n e vendit të katërt dhe vazhdojnë të jenë në luftë për një vend mes katër më të mirëve. Vendasit e nisën mirë ndeshjen në një ‘Emirates’ me shumë vende të boshatisura këtë pasdite të shtunë dhe Aubameyang gjen golin e avantazhit në minutën e 14’ pas një aksioni të bukur.
Ozil jep një top fantastik te Kolasinaq i cili ia dërgon qendërsulmuesit nga Gaboni që e shtyn pa probleme topin në rrjetë.
Pas pushimit ishte përsëri Aubameyang që u shërbye shumë mirë nga partneri i sulmit Lacazette dhe lëshon një predhë të pakapshme në drejtim të portierit Joo Hart. Por Burnley rifutet në lojë me Barnes në minutën e 63’ i cili përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare. Gjithsesi, Arsenal mbeti në kontroll të sfidës dhe në minutën e 91’ siguron fitoren me golin e Iwobi.