Arsenali kërkon fitore ndaj Valencias

02 maj 2019 | 12:18

Arsenali sonte (e enjte) përballet me Valencian në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, me shpresën që do ta përmirësojë formën që ka në ligë, ku nga pesë ndeshjet e fundit është mposhtur plot katër herë.

Rezultatet e dobëta në këto ndeshja kanë bërë që Arsenali i dyshes shqiptare Granit Xhaka e Shkodran Mustafi t’i rrezikojë shanset për të siguruar një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve dhe shanset më të mira për t’u kualifikuar në garën më të fortë në botë i ka nëse triumfon në Ligën e Evropës.

Ashtu sikurse Arsenali, edhe Valencia është në garë të rreptë për një pozitë që e dërgon në Ligën e Kampionëve me Getafën, Sevillën dhe Bilbaon. Deri në këtë fazë skuadra spanjolle e ka eliminuar Villarrealin, Krasnodarin dhe Celticun, kurse anglezët eliminuan Napolin, Rennesin dhe Bate Borisovin. Nacho Monreal është i gatshëm për këtë ndeshje sikurse edhe Mesut Ozil, kurse Aaron Ramsey që do të transferohet në Juventus po lihet pas dore. Mungesat kryesore do të jenë Suarez, Holding, Bellerin dhe Welbeck.

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale në mes të Eintracht Frankfurtit dhe Chelseat. Skuadra gjermane Eintracht Frankfurt në çerekfinale e eliminoi Benficën ani pse ndeshjen e parë e kishte humbur 4-2, por në ndeshjen e dytë fitoi me rezultat 2-0. Ndërsa Chelsea e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pasi e mposhti Slavia Prague me rezultat të përgjithshëm 5-3.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në koordinim me përfaqësuesit e institucioneve Policisë së Kosovës, Prokurorisë…