
Arsenali kërkon shërbimet e Benzemas
30 dhjetor 2022
| 13:45
Arsenali është duke kërkuar ta transferojë Karim Benzeman në Londër.
Sipas “El Nacional”, Arsenali është i interesuar të bëjë një lëvizje për yllin e Real Madridit, Karim Benzema.
Benzema është përballur me probleme të shumta lëndimesh këtë sezon, madje duke humbur edhe Kupën e Botës.
Si rezultat, Reali mund të jetë në kërkim për të nënshkruar me një sulmues të ri, thuhet në raport.
Prandaj sulmuesi francez është duke rimenduar rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në fund të sezonit.
Arsenali shpreson ta përdorë këtë situatë për ta joshur atë në “Emirates” për të forcuar sulmin e tyre, veçanërisht me Gabriel Jesus jashtë për një periudhë të gjatë.