Arsenali konfirmon se Xhaka mungon tre muaj
29 shtator 2021
| 12:58
Mesfushori Granit Xhaka do të jetë jashtë fushës për tre muaj. Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Arsenalit.
Mesfushori shqiptar pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur dhe mungesa e tij do të jetë e madhe për Arsenalin, pasi është ndër lojtarët kryesor në formacionin e Artetas.
“Lëndim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Tottenham, skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka ka lënduar ligamentet. Një konsultim me specialist ndodhi në Londër, ku u mësua se Graniti nuk ka nevojë për operim. Shërimi i Granitit do nis menjëherë dhe synon të rikthehet në aksion për afro tre muaj”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
🗞 Our latest team news update on Granit Xhaka is here 👇
— Arsenal (@Arsenal) September 29, 2021