Arsenali kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

02 mars 2020 | 23:18

Arsenali triumfoi me rezultat të pastër 2-0 ndaj Portsmuthit, me pothuajse formacionin e dytë – pasi më të mirët ishin lënë në stol, disa jashtë skuadrës.

Sokratis Papastathopoulos në pjesën e parë dhe Edward Nketiah në fillim të pjesës së dytë shënuan për ‘Topçinjtë’.

Këtë kualifikim të Arsenalit e zbeh lëndimi i rëndë i  Lucas Torreiras në pjesën e parë.Ai u dëmtuar në minutën e 16’, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa të lojtari kundërshtar. Torreira u largua me lese mes dhimbjeve, tregues i qartë se lëndimi është serioz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do…