Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup
28 qershor 2020
| 16:11
Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Fa Cup, pasi sot e mposhti Sheffield United (2-1).
Në minutën e 25-të, Nicolas Pepe e kaloi në epërsi Arsenalin me golin e shënuar nga penalltia.
Sheffieldi nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin tre minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet David McGoldrick, por mesfushori Daniel Ceballos në minutat shtesë shënoi dhe ia siguroi fitoren dhe kualifikimin Arsenalit.
(V.Z / Epoka e re)