Arsenali luajti baras me Cityn, ja çfarë thotë Arteta
Arsenali luajti baras me Manchester Cityn (2-2), derisa trajneri Mikel Arteta ka shprehur zhgënjimin e tij për kartonin e kuq të Leandro Trossard pasi Jeremy Doku i shpëtoi ndëshkimit përkundër faktit se bëri të njëjtin veprim.
“Është shumë e qartë, nuk kam nevojë që të flas për të. Mendoj se kartoni i kuq është mjaft i qartë, shumë e qartë se çfarë po mendojnë njerëzit. Nuk është puna ime që të vij këtu dhe të gjykoj çfarë ka ndodhur, puna ime është që të mbijetoj në një prej ambienteve më të vështira në futboll për 55 minuta dhe të bëj gjërat e duhura për të mbijetuar”, ka thënë Arteta.
“Pjesa tjetër nuk është puna ime, por ka ndodhur dy herë brenda pesë ndeshjeve që është shqetësuese për t’u parë në ligën më të mirë në botë Ligën Premier. Kartoni i kuq e bën situatën të pamundur. Është shumë, shumë e vështirë të luash me 11 lojtarë, me 10 është e pamundur. Me dhjetë iu duhet të mbroni zonën e rrezikshme gjatë tërë kohës”, ka thënë Arteta.