Arsenali mbetet pa shqiptarë, pritet largimi i Mustafit dhe Xhakës
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi po mbyllin sezonin e tyre të tretë tek Arsenali. Mustafi u transferua për 35 milionë nga skuadra e Valencias, ndërsa për të njëjtën shumë Xhaka u transferua nga skuadra e Borusia M’Gladbahut.
Dyshja shqiptare kanë bërë mirë në aventurën e tyre londineze por, mesa duket, nuk do të qëndrojnë te “topçinjtë” në sezonin e ardhshëm. Mediet britanike bëjnë të sigurt faktin se Mustafi është nxjerrë në shitje nga trajneri Unai Emeri, i cili nuk është bindur nga paraqitjet e lojtarit me nënshtetësi gjermane. Për Mustafin ka interes të madh nga Seria A, ku ka luajtur më parë me Sampdorian, por dhe nga La Liga, ku flitet për një rikthim te Valencia.
Ndërsa Xhaka është në planet e Unai Emerys, por mesfushori është shprehur për mediet zvicerane se është shumë ambicioz dhe Arsenali nuk është ndalesa e tij e fundit. Për 25-vjeçarin interesimi nuk mungon, por nuk ka ende një skuadër konkrete që është gati ta paguajë shumën që Arsenali synon, që është rreth 50 milionë euro.