Arsenali me fitore bindëse ndaj Realit

08 prill 2025 | 23:03

Arsenali e ka mposhtur bidshëm Real Madridin me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që ishin të disponuar për lojë, me Arsenalin që kishte rastin e parë të mirë. 

Zhvillohej minuta e 13-të, kur Thomas Partey gjuajti, por goditja e tij u prit nga Thibaut Courtois.  

Gjatë aksionit kishte një prekje me dorë, të mbrojtësit Raul Asencio, por edhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari nuk u ftua te ekrani.  

Real Madridi doli bukur në sulm në minutën e 31-të, me Kylian Mbappen që arriti të dal i vetëm pothuajse me David Rayan, ku portieri spanjoll priti gjuajtjen.  

Pa u mbyllur pjesa e parë, Declan Rice dhe Gabriel Martinelli tentuan të shënonin, por Courtois mbrojti portën e tij. 

Topçinjtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke tentuar golin e epërsisë dhe pa shkuar shumë kohë e gjejnë.  

Ishte minuta e 58-të, kur Arsenali fitoi një goditje dënimi afër zonës, me Declan Rice që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0. Topi mori një trajektore të fortë rreth “murit të gjallë” për ta mposhtur Courtoisin. 

Arsenali nuk u ndal dhe tentonte golin e dytë, me Martinellin, Rice dhe Merinon që kishin shumë raste të mira, kur dy herë topi u largua nga vija e portës.  

Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 70-të, Arsenali shtoi epërsinë në 2-0, ku sërish Declan Rice shënoi super gol nga 30 metra nga goditja e dënimit. 

Topiçinjtë ishin në disponim shumë të mirë për lojë dhe pas pesë minutash i dhanë verdiktin këtij takimi, me Mikel Merinon që me një goditje të saktë nga pak jashtë zonës shënoi për 3-0. 

Në minutat e mbetur, Arsenali menaxhoi lojën dhe rezultatin, duke marrë një rezultat shumë të mirë nga ndeshja e parë.  

Ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu” zhvillohet pas një jave. 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë…