
Arsenali mposhti Cardiffin
29 janar 2019
| 22:50
Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Cardiffit në javën e 24 të Premier Ligës.
“Topçinjtë” arkëtuan tre pikë duke fituar me rezultat prej 2-0. Ishte Aubameyang ai që kaloi vendasit në epërsi në pjesën e dytë duke shënuar nga penaltia në minutën e 66.
Derisa golin e dytë e shënoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette në minutën e 83 pas asistimit nga Aubameyang. Arsenali tani në vendin e pestë ka 47 pikë, kurse Cardiffi në vendin e 18 ka 19 pikë.