Arsenali mposhti Sheffieldin
11 prill 2021
| 22:09
Arsenali është kthyer te fitorja në Premier League. Londinezët shënuan fitore të vështirë në udhëtim te Sheffield Unitedi me rezultatin 3:0.
Takimi ishte i dominuar nga londinezët që shënuan tre gola në këtë takim. Në minutën e 33-të Alexandre Lacazette realizoi për 1:0. Me një gol avantazh “Topçinjtë” shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me Arsenalin që shënoi sërish. Në minutën e 70-të me Martinellin që dyfishoi epërsinë.
Deri në fund londinezët shënuan edhe një herë me Lacazetten që vulosi fitoren për 3:0. I plotë në këtë takim ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka.